Ministrat e Brendshëm të BE dakordësohen, ashpërsohen politikat për azilkërkuesit

9 Qershor 2023 | 14:49

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian, i kanë miratuar planet për t’i ashpërsuar politikat për azil. Vendimi është marrë në Luksemburg, teksa rriten shifrat e migrimit.

Ministrat e vendeve të BE-së, “kanë marrë hap historik, pas shumë viteve nekociatash”, ka thënë ministrja e Brendshme e Suedisë, Maria Stenergard, e cila e ka kryesuar takimin. Sipas saj, planet përbëjnë “balanc të mirë në mes të përgjegjësisë dhe solidaritetit”.

Pas disa orëve negociata, shumica e ministrave të Brendshëm të bllokut, janë pajtuar për reformat e propozuara, pavarësisht kritikave të Austrisë, Holandës, dhe Italisë, të cilat kanë thënë se reformat nuk janë të mjaftueshme.

Ministrat e BE-së i kanë analizuar draft-planet për t’i ndaluar azilkërkuesit nëpër disa qendra të bllokut, nëpër kufijtë e jashtëm, derisa atyre t’iu procesohen aplikimet.

Nëse aplikanti nuk ka mundësi që të sigurojë azilin në BE, ai ose ajo duhet të kthehen menjëherë nëpër vendet prej nga kanë ardhur. Aplikimet për azil duhet të analizohen në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh.

Pjesë e debatit ka qenë edhe krijimi i një sistemi për të shpërndarë një përqindje të azilkërkuesve nëpër vendet e BE-së.

Shtetet e BE-së, që nuk tregojnë gatishmëri, apo nuk mund t’i pranojnë migrantët, do të ofrojnë ndihmë financiare prej 20.000 eurosh për person, ka thënë Stenergard. Unanimiteti nuk është i nevojshëm për vendimet e bllokut për politika të migrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026