Vjosa Osmani kërkon nga Shqipëria të dënojë krimet serbe, Meta: Mbështesim integritetin e Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj treditore në Shqipëri. Ajo fillimisht kreu homazhe te memoriali i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, ndërsa më pas udhëtoi drejti Tiranës, ku dhe u prit me ceremoni shtetërore nga kreu i vendit Ilir Meta.
Në konferencën e përbashkët për mediat, kreu i shtetit Meta tha se Shqipëria dhe Kosova janë të fokusuara në rrugën europiane.
“Vlerësuam të gjitha mundësitë qe e bëjnë edhe me konkrete bashkëpunim midis dy vendeve tona, në mënyrë që te jemi një shembull edhe për sa i takon standardeve të demokracisë, por njëkohësisht edhe për sa i takon përparimit të integrimit evropian në rajonin tonë”, tha ai.
Meta po ashtu bëri thirrje që dy vendet të shtojnë bashkëpunimet në të gjitha fushat, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbim eksperiencash mes shkencës, kluturës dhe biznesit.
“Marrëdhëniet shumë të mira kanë nevojë të gjenerojnë edhe më shumë mundësi praktike, në mënyrë që kufiri ndërshtetëror të bëhet jo vetëm i padukshëm, por dhe që qytetarët, bizneset, artistët, sportistët, intelektualët, njerëzit e shkencës dhe në veçanti të rinjtë tanë, të afrohen e të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin, dije, përvojë e kulturë, duke forcuar identitetin dhe mbrojtur më mirë vlerat tona kombëtare”, tha Meta.
Presidenti i Shqipërisë u shpreh edhe njëherë i vendosur për të ruajtur integritetin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“E sigurova presidenten Osmani, se ne do të mbështesim me të gjitha energjitë tonë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, sepse jemi të bindur në legjitimitetin e saj ndërkombëtar’, tha Meta.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa vlerësoi rolin e Metës në kundërshtimin e ideve për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, bëri një kërkesë publike, ndërsa kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë, në të cilën të kërkohet dënimi i krimeve dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës.
“Janë disa çështje për të cilat i diskutuam me presidentin dhe të cilat do t’i diskutoj edhe nesër në takime që vijojnë, e para ka të bëjë me kërkesën tonë që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë deklaratën ose rezolutën, që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi ynë tashmë e ka miratuar këtë deklaratë ku filitet për krimet dhe dënimin e tyre. Është krejt e natyrshme, që presim, që vendi i dytë ta bëjë këtë pas Kosovës të jetë Shqipëria”, tha Osmani.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet