Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi anulon konferencën e donatorëve

9 Qershor 2023 | 18:48

Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga një burim në Bruksel.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian pajtohen që për momentin nuk ka vend për diskutime për organizimin e konferencës së donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte parashikuar në Marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur nga liderët, më 27 shkurt në Bruksel dhe në Aneksin e zbatimit që u dakordua më 18 mars në Ohër.

Teksti i marrëveshjes parashikonte organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej vetëm pasi të konstatohej se të gjitha pikat e marrëveshjes janë zbatuar.

Meqenëse asnjëra palë nuk ka zbatuar asnjërën nga pikat, për momentin nuk ka disponim për mbajtjen e konferencës së donatorëve, mëson REL-i në Bruksel.

Me këtë rast, përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së theksuan se përgjegjësia, për heqjen nga agjenda të planeve për konferencë të donatorëve, është e të dyja palëve, sepse as Kosova e as Serbia nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjeve nga Ohri dhe Brukseli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026