Marrëveshje SHBA-Britani, “Deklarata e Atlantikut” kundër bashkëpunimit ruso-kinez
Londra dhe Uashingtoni rinovuan partneritetin e tyre ekonomik dhe celebruan miqësinë e re mes tyre.
Në një takim të zhvilluar në Uashington, presidenti Joe Biden dhe kryeministri Rishi Sunak i dhanë jetë një partneriteti të ri në industrinë e mbrojtjes, energjinë bërthamore për qëllime civile dhe furnizimin me çelik. Akordi synon t’i bëjë ballë Kinës dhe Rusisë.
“Vende si Kina dhe Rusia janë të gatshme të manipulojnë dhe shfrytëzojnë hapjen tonë, të vjedhin pronën intelektuale, të përdorin teknologjinë për qëllime autoritare, apo për të dëmtuar sektorë jetikë si energjia. Sot nënshkruam ‘Deklaratën e Atlantikut’, një partneritet i ri ekonomik për një epokë të re, që nuk është arritur kurrë më parë”, tha Rishi Sunak, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Pavarësisht rëndësisë së ‘Deklaratës së Atlantikut’, teksti i saj nuk përmban asgjë për tregtinë e lirë, një marrëveshje që Britania e ka kërkuar që kur doli nga Bashkimi Evropian në 2020-n.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve