Shitblerja e votave në Kavajë, SPAK hetoi pa kallëzim, përgjimet zbuluan skemën
Ky është Klodian Kapidani, 39-vjeçari i arrestuar nga SPAK për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Burime zyrtare nga prokuroria e posaçme i thanë Euronews Albania se hetimi për të është nisur kryesisht me iniciativë.
Kapidani është mbajtur në vëzhgim disa ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit e po ashtu edhe ditën e votimit, pasi SPAK kishte krijuar dyshime nga përgjimet e një procedimi tjetër penal, se ky shtetas po premtonte dhe ofronte shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.
Sipas burimeve, Kapidani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Fisnik Qosja i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist Redjan Krali.
Nuk dihet shuma e parave që Kapidani ofronte për votat, pasi nga përgjimet rezulton se caktoheshin takime fizike me qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta