EMRI| Kush është 39-vjeçari që u arrestua nga SPAK për blerje votash
Një person në Kavajë është arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Klodian Kapidani, 39 vjeç me banim në Kavajë, sipas SPAK, në datën 14 maj, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.
I arrestuari me urdhër të SPAK, sipas burimeve jozyrtare, ka ofruar para për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” Fisnik Qosja që u shpall edhe fitues.
GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 39-vjeçarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein