Parlamenti Europian miraton buxhetin 1.8 trilionë euro për shtatë vitet e ardhshme
Parlamenti Europian ka miratuar buxhetin 7-vjeçar me një shumicë dërrmuese votash duke i hapur rrugën BE në implementimin e disa programeve kyçe përgjatë viteve të ardhshme.
Buxheti prej 1.8 trilionë euro dhe paketa për rimëkëmbjen nga COVID-19 u dakordësua më herët gjatë muajit nga Këshilli, dhe më pas u miratua në Parlament mbrëmjen e sotme me 548 vota pro, 81 kundër dhe 66 abstenime.
Në të përfshihen 10 programe që kapin shifrën 10 miliardë euro, të cilat pritet t’i japin një shtysë të madhe luftës kundër coronavirusit, si dhe do të sjellin mundësi të reja për brezin e ardhshëm dhe mbrojtjen e vlerave europiane.
Presidenti i PE, David Sassoli, e cilësoi si “një buxhet historik për një moment historik”, i cili shtron themelet për një “Europë më të gjelbër e më të drejtë”.
Rrugëtimi drejt miratimit të këtij buxheti hasi jo pak pengesa nga Hungaria dhe Polonia, të cilat kërcënuan se do të ushtronin fuqinë e tyre veto kundër mekanizmit që kushtëzon fondet e BE në rast se vendet anëtare nuk respektojnë vlerat themelore europiane.
Por më pas u arrit në një kompromis dhe mekanizmi u pezullua përkohësisht, teksa BE do të vlerësojë mënyra të tjera sesi mund ta përdorë atë.
“Javët e fundit kemi parë një shfaqje të shëmtuar kundërshtie nga qeveritë e Hungarisë dhe Polonisë, të cilët donin të mbanin peng paketën e rimëkëmbjes për agjendat e tyre antidemokratike”, tha Ska Keller, eurodeputët gjerman.
Në momentin që ky mekanizëm do të jetë funksional, BE do të mund të ndërpresë fondet vendeve që sistematikisht shkelin shtetin e së drejtës.
Lexoni gjithashtu
- BE miraton buxhetin prej 1.8 trilionësh, pasi Hungaria dhe Polonia heqin vetot
- Fondi për pandeminë, BE: Nëse Hungaria dhe Polonia nuk ndalin veton, paketa e vetëm për 25 vende
- Bllokohet fondi i rimëkëmbjes në BE, Hungaria dhe Polonia nuk heqin dorë nga vetoja
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur