Plazhe me turistë, por pa punëtorë, të huajt që vijnë të pakualifikuar

10 Qershor 2023 | 20:00

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte turizmi në Shqipëri.

Mungesa e fuqisë punëtore është ndoshta problemi më i madh që ka prekur vendin tonë në sektorin e shërbimeve turisitike. Pas pandemisë në vitin 2020, shumë njerëz me përvojë në  këtë fushë, e panë të natyrshme largimin, duke lënë një boshllëk shumë të madh, jo vetëm për vitin pasardhës. Sot, operatorët turistikë thonë se  plotësimi i stafeve në hotele, restorante, bare, agjenci e guida është sfidë e vështirë, që me ngut po rikuperohet me punëtorë të huaj e pa përvojën e nevojshme.

Kliton Gërxhani, nga shoqata shqiptare e tur-operatorëve deklaroi për Money: “Gjëja më kryesore që i mungon Shqipërisë në të dyja rastet, që ka të bëjë dhe me shtetin dhe me privatin është të gjendurit të papërgatitur ndaj mungesës së fuqisë punëtore. Ne kemi më pak punonjës pas pandemisë dhe kjo është thembra e Akilit, e cila do të bëhet gjithmonë e më kritike”.

Ndërkohë që Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë deklaroi: “Rritja e kërkesave shoqërohet me shtesen e ofertes turistike. Ne shohim vazhdimisht ndërtimin e hoteleve të reja, prandaj nuk është problem mospërballimi.

Gjatë periudhave të pikut të pushimeve, zonat turistike mund të përballen me mbipopullim dhe pakësim të burimeve. Anasjellas, periudhat më të qeta sjellin paqëndrueshmëri të punës, për shkak të luhatjeve të kërkesës. Edhe kjo është një arsye pse punonjësit nuk mund të pranojnë të jenë sezonalë.

“Problem i rëndësishëm është mungesa e fuqisë punëtore, e cila vjen për disa arsye. Largimi i të rinjve të kualifikuar dhe të pakualifikuar është problem. Për sezonalitetin, ne jemi ndër vendet me sezonalitetin më të ulët, në rajon sezonalitetin më të lartë e ka Kroacia. Pra, duke i ofruar një punonjësi punë për 3-5 muaj, ai shkëputet duke mos u kthyer më dhe merret me një punë tjetër”, tha Zak Topuzi nga Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit.

“Këtu më shumë problem pas pandemisë ka qenë dëmtimi i industrisë në fuqinë punëtore, për shkak të mungesës së punës gjatë kësaj periudhe kur u largua një pjesë e madhe e stafit dhe do të duhet kohë që ky staf i marrë rishtaz të rikualifikohet”, tha Besnik Vathi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026