Tensionet në Veri| Escobar: Albin Kurti mbetet partneri ynë

11 Qershor 2023 | 14:54

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar së fundmi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është partner i tyre, por nganjëherë është “partner i vështirë”.

Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore është shprehur se Kosova dhe Serbia janë partnere të tyre.

“Më duhet ta sqaroj, z.Kurti është partneri ynë. Ai nganjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri jonë. Serbia është partneri jonë. Kështu që në të ardhmen, ne duam t’i përdorim marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë që të gjejmë një rrugë të pranueshme dhe me beneficione për të dyja, që të mund të jenë pjesë e BE-së”, ka thënë Escobar.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave.  Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026