Video| Përfshihet nga flakët jahti anglezë, 3 turistë të zhdukur
Një jaht anglez është përfshirë papritur nga flakët ndërsa tre persona të cilët ndodheshin atje raportohet se janë zhdukur. Në anijen, e quajtur Uragani, e cila shpërtheu në flakë në Detin e Kuq, Egjipt ishin 29 persona .
Pamjet tronditëse treguan fundin e varkës duke u shkatërruar nga flakët ndërsa tymi i zi shpërtheu nga anija.
Shërbimet e shpëtimit u alarmuan nga zjarrin pasi flakët u kishin filluar në dhomën e motorit për shkak të një qarku elektrik.
Deri më tani, janë shpëtuar 26 pasagjerë ku 12 prej tyre janë britanikë dhe 14 të tjerë mendohet të jenë egjiptianë.
Policia egjiptiane tha se personat e shpëtuar nuk kishin lëndime dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Policët thanë se ekuipazhi i shpëtuar nuk pësoi lëndime dhe u dërgua në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha: “Ne jemi në kontakt me autoritetet lokale pas një incidenti në bordin e një varke zhytjeje pranë Marsa Alam dhe po mbështesim shtetasit britanikë të prekur nga kjo ngjarje”.
Guvernatori i Detit të Kuq tha se ekzaminimi fillestar tregoi se shkaku i zjarrit ishte një qark i shkurtër elektrik në dhomën e motorit dhe autoritetet e hetimit shkuan për të kryer një inspektim dhe hetimet e duhura.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM