Kush është 33-vjeçari që mund të bëhet kryeministër i Malit të Zi
Millojko Spajiç bashkëthemeluesi i Lëvizjes Europa tani pritet të jetë kryeministrit i ardhshëm i Malit të Zi. Nëse do të arrijë të krijojë një koalicion qeverisës.
Spajiç, së bashku me Jakov Milatoviç, i cili arriti të zgjidhej president i Malit të Zi, është një politikan që ka parë një rritje të madhe të popullaritetit në Mal të Zi vitet dhe muajt e fundit. Ai u bë i njohur për publikun e gjerë si ministër në qeverinë e Zdravko Krivokapiçit, pas së cilës me kolegun e tij Milatoviç formoi Lëvizjen Evropa tani.
Ai ka lindur më 24 shtator 1987. Mbaroi shkollën e mesme si një nga studentët më të mirë dhe vazhdoi shkollimin në Universitetin e Osakës në Japoni, ku studioi ekometrinë në gjuhën japoneze si bursist i Qeverisë së Japonisë. Studimet master i përfundoi në Francë në shkollën e biznesit HEC Paris.
Pas diplomimit, ai punoi në Shtetet e Bashkuara në Wall Street, në Paris dhe Tokio. Para se të hynte në politikë, Spajiç ka punuar edhe për “një grup bankar global që merret me investime bankare, tregtimin e letrave me vlerë dhe shërbime të tjera financiare, kryesisht me klientët institucionalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania