Palestrat sportive ”peng” i COVID, prej marsit ndalohen aktivitet sportive në sallat e mbyllura

17 Dhjetor 2020 | 09:10

Që prej muajt mars në Shqipëri nuk lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura, duke i konsideruar si me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID.

Sekretari i përgjithshëm i federatës së Basketbollit, Korab Llazani, ka deklaruar për Euronews Albania se deri më tani qeveria nuk ka krijuar kushtet që të nisin organizimin për rikthimin e aktivitetit, duke krijuar problematika të shumta. 

 “Kemi një korrespondencë të dendur me strukturat shtetërore dhe komitetin teknik. Ne kemi dërguar në kohë të ndryshme kërkesat tona, por përgjigjet kanë qenë një ose dy. Përgjigjet që kemi marrë kanë qenë totalisht negative, duke mos na lënë mundësinë që ne të caktojmë një datë që të nisim organizimin për aktivitetin,” – u shpreh Llazani.  

Që prej fillimit të pandemisë, aktivitet sportive në sallat e mbyllura janë të ndaluara, duke krijuar jo pak vështirësi, për sportistët që e kanë jo vetëm pasion por dhe punën e tyre, ndaj kërkohet që të shihet mundësia për të  rikthyer aktivitetin sa më parë.

“Mos ta bëjmë basketbollin delen e zezë. Ashtu siç është delja e bardhe në gjithë Europën, nuk kemi pse të jemi ne të zinj e të mos e zhvillojmë aktivitetin,” – tha Llazani.

Mungesa e aktiviteti kombëtar, ka krijuar problematika edhe për angazhimin e skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kushteve për t’u stërvitur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026