Parku Natyror i Vjosës monitorohet nga ekspertët vendas dhe të huaj
Pas shpalljes Park Kombëtar të lumit Vjosa dhe degëve të saj, ekspertët e mjedisit vendas dhe të huaj vazhdojnë përpjekjet për planifikimin e luginës së Vjosës, mbrojtjen e vlerave natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.
Një grup ekspertësh duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë po punojnë për hartimin e Planit të Menaxhimit, Masterplanit për Turizmin dhe një sërë dokumentesh të tjera për të vendosur në funksion Parkun e Vjosës. Rëndësi i kushtohet konsultimeve me komunitetin e zonave të Jugut për mbrojtjen e biodiversitetit të lumit, të fundit të egër në Europë dhe resurseve që mbart për zhvillimin e ekoturiznmit.
“Interesi është i lartë për ta zhvilluar luginën e Vjosës, interesi është i lartë edhe për ta ruajtur atë dhe besoj me shumë projekte që do të vijnë, do të ketë zhvillim infrastrukturor, do të ketë zhvillim të turizmit, por është shumë e rëndësishme të përmend këtu të turizmit natyror, pra një ekoturizëm dhe një turizëm i qëndrueshëm, i cili do ti sillte të ardhura banorëve të zonës për një kohë më të gjatë”, pohoi Besiana Guri, eksperte mjedisi
“Mendoj se Vjosa është një lumë unik për territorin e Shqipërisë, Europën dhe botën sepse është një nga lumenjtë e fundit të egër që ne kemi në këtë pjesë të botës. Këtu në Gjirokastër është shumë i veçantë si shkak i gërshetimit të trashëgimisë kulturore si vlerë e UNESCO-s dhe pasurisë së këtij lumi fantastic. Pra janë mundësi të shkëlqyera për të mbrojtur Parkun e Vjosës në shërbim të zhvillimit të zones”, u shpreh Andrej Sovine, ekspert ndërkombëtar i mjedisit
“Detyrimisht duhet marrë mendimi i komunitetit për vazhdimin e mëtejshëm të hapave si kryesisht në hartimin e Planit të Menaxhimit, zgjerimin e parkut dhe financimin, monitorimin dhe menaxhimin e tij në mënyrë që ky park të ruajë vlerat e tij si parku më i egër në Europë, si parku më i virgjër dhe si parku më atraktiv që do të kemi në Shqipëri”, u shpreh Grigor Dushi, Drejtor i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Gjirokastër
Lumi Vjosa ka një gjatësi prej 270 km ndërsa degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës,Tepelenës, etj duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet