I grabiti fqinjës 35 mijë euro, arrestohet 22-vjeçari në Greqi, kush e tradhtoi
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka i grabitur fqinjit 35 mijë euro, dhe më tej i ka groposur në pyll.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se 22-vjeçari nga Shqipëria e dinte se fqinja i tij fshihte një shumë të madhe parash në shtëpinë e saj në Oropos.
Ai ka hyrë në shtëpinë e fqinjes të tij nga një derë ballkoni, ka marrë paratë që gruaja kishte në një valixhe dhe ka ikur.
Shqiptari është kujdesur që të mos i humbasë të gjitha paratë. Ai ka blerë një makinë me vlerë 7 mijë euro.
Po kështu ka blerë disa sende të vogla dhe ka depozituar 2 mijë euro në bankë. Sasinë e mbetur të lekëve e ka fshehur në pyll. Ndonëse e kishte menduar deri në detaj planin, ai dështoi për shkak të pamjeve nga kamerat e sigurisë. Policia pasi e arrestoi, e çoi në vendngjarje dhe e detyruan të gjente paratë që kishte fshehur. Aty gjetën valixhen me shumën e mbetur prej afro 23.000 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës