Ruçi pret Vjosa Osmanin: Të mos lejojmë që e vërteta për Kosovën të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e SHBA
Presidentja në detyrë e Kosovës vijon vizitën treditore në Shqipëri teksa sot është pritur në një takim nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Zyra e shtypit e Kuvendit në një njoftim për mediat bën me dije se z. Ruçi vlerësoi qëndrimin ‘dinjtoz të drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë’, ndërsa shprehu mbështetjen në përpjekjet që imazhi i Kosovës dhe lufta e saj çlirimtare për liri të mos njolloset.
“Shqipëria është e bindur se të gjitha akuzat kundër udhëheqësve të luftës së drejtë të Kosovës, që fatkeqësisht bazohen në raportin-plagjiaturë të Dick Marty, kujtimet e prokurores Karla del Ponte dhe raportin e prokurorisë serbe, nuk janë të bazuara në prova, por në shpifje e fantazi të sëmura.
Kërkohet unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën.
Të mos lejojmë që e vërteta e Kosovës të përmbyset dhe dosja e Kosovës të hiqet nga tryeza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Te Presidenti Biden, Kosova ka një mbështetës edhe më të fuqishëm që e njeh mirë rajonin dhe Kosovën”, theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.
nga ana e saj presidentja në detyrë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për bashkëpunimin, ndihmën dhe kontributin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës.
“Ne duhet të bashkëpunojmë qe e vërteta për Kosovën të mos përmbyset para syve tanë. Duhet të tregojmë e ritregojmë të vërtetën e Kosovës. Duhet të punojmë për të kundërshtuar dhe rrëzuar argumentet e Serbisë që të mos njihet Kosova derisa të përfundojë dialogu.
Duhet tua bëjmë të qartë të gjithëve se dialogu Kosovë-Serbi nuk është për statusin e Kosovës. Ne vlerësojmë kontributin dhe zërin e Shqipërisë në institucionet dhe mjediset ndërkombëtare ku Kosova nuk është e pranishme”, nënvizoi znj. Vjosa Osmani.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)