Bardhi pas mbledhjes me grupin parlamentar: I vendosur për të zbatuar statutin e PD

12 Qershor 2023 | 15:23

Gazmend Bardhi tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD se nuk do të firmosë asnjë vendim që bie ndesh me statusin e Partisë Demokratike.

Ai tha se nuk do të dakordësohet me asnjë propozim i cili bie ndesh me statutin që sipas tij mban të bashkuar Partinë Demokratike dhe cakton rregullat e bashkëjetesës mes demokratëve.

“Përgjigjja ime e vetme sot është që sekretari i përgjithshëm i partisë demokratike është i vendosur të zbatojë statusin e Partisë Demokratike.

Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë para në procese anti- statutore bën zgjedhjen e tij. Unë kam zgjedhjen time me koherencë të plotë dhe zgjedh statutin, rregullat të cilat përcaktojnë bashkëjetesën brenda Partisë Demokratike”,-tha Gazmend Badhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026