Pa kanalizime, me gropa dhe pluhur, banorët e Gjinari turistik ankohen për rrugën
“Edhe pse në nisje të sezonit turistik, rrugët nacionale në qarkun e Elbasanit shfaqin problematika, veçanërisht aksi nacional Elbasan – Gjinar në kilometrin e parë. Për shkak se banorët kishin problematika me kanalizimet rruga u ca rreth dy muaj me parë. Pavarësisht se ka kaluar kohë banorët thonë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje”,-tha gazetarja e Euronews Albania Iris Shabani.
Ishte një nga premtimet përpara zgjedhjeve të 14 Majit, por 1 muaj më pas, asgjë s’ka ndryshuar. Pamjet tregojnë qartë gjendjen e kësaj rruge, e cila është kthyer në shqetësim për banorët e kësaj zone.
“Problem janë makinat mos na hyn brenda, gurë tymra neve të hysh brenda ku jetojmë nuk është puna rruga këtu vjen makina tamam si rrufe. Kjo ka tre muaj para votimeve, tre muaj që është prishur dhe asgjë s’është vënë në dorë”,-tha një banore.
“Morën votat ikën, hajde hidh gurë po na çajnë xhamat gurët”,-tha banorja.
Për drejtuesit e mjeteve rruga është shndërruar në rrezik serioz sidomos për lëvizjet gjatë natës.
“Kjo gjendje ka qenë gjithmonë, shpesh se merrem me ujë si me kamion me makine te vogël fugon. Në mëngjes është mire ta lash po pas ja një ore është bere prapë për të larë”, -tha drejtuesi i një makine.
“Kjo rruga është shumë problem, ajo rruga që hyn te kriva është problem se është e pashtruar dhe ujë i pijshëm që vjen nga bysheku është i papijshëm se është llum i kuq”,-tha banori.
Meqenëse kjo rrugë lidh pikën turistike të Gjinarit me qytetin, amortizimi i saj sjell efekte negative për zhvillimin e zonës.
Euronews Albania kontaktoi me drejtorinë e mirëmbajtjes së rrugëve në bashkinë Elbasan, të cilët jashtë kamerave theksuan se brenda muajit qershor do të asfaltohet, pasi të sistemohet rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta