Urgjencat në stinën e verës, Brataj: 30 QSH gati për të ofruar ndihmën e parë

12 Qershor 2023 | 16:34

Intonsikimet si pasojë e konsumimit të lartë të alkoolit e ndonjëherë dhe përdorimi i lëndëve narkotike, janë kthyer në urgjencat kryesore në stinën e verës. Drejtori i urgjencës kombëtar Skendër Brataj thotë se kjo ndodh në rastet e eventeve masive në zonat e plazheve.

 “Fatkeqësisht të rinjtë përdorin substanca ose alkool dhe këto janë disa nga urgjencat e reja që na kanë dalë. Pikë kryesore mbeten traumat, se shtohet numri jo vetëm i turistëve, por sidomos i mjeteve”,-Skënder Brataj, drejtor i urgjencës kombëtare.

Për të përballuar të gjitha urgjencat mjekësorë, dhe siguruar një sezon të qetë, përgjatë bregut por edhe në pikat turistike malore do të çelen 30 qendra shëndetësore.

“Veç shtimit të numrit janë bërë 30 qendra shëndetësore, Është edhe trajnimet dhe sjellja e 58 defibrilatoëreve automatic gjë që do garantoj mbulimin e qendrave shëndetësore dhe një pjesë të qytetit ku ka fluks të madh”,- Skënder Brataj, drejtor i urgjencës kombëtare

Risi në shërbimin e urgjencës është edhe futja në kryeqytet e automedikës.

“ Futjen e një mjeti të ri të ndihmës së shpejtë siç është automedia ose mjeti mjekësor, e cila ka dimensione me të vogla është kollaj të lëviz në trafik është personeli mjekësor me të gjitha pajisjet që ka një autoambulancë, dhe ka një avantazh veç mbërritje së shpejtë është lirimi i menjëhershëm e ekipit mjekësor”,- Skënder Brataj, drejtor i urgjencës kombëtare.

Urgjenca kombëtare do të ketë dhe një qendre komandimi të lëvizshme e cila shërben për të komanduar nga vendngjarja në rastet e ngjarjeve të mëdha si përmbyjte, tërmete apo aksidente me shumë makina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026