Nano apo Rama kush e meriton statusin e liderit historik të PS? Përgjigjet Qafoku

12 Qershor 2023 | 18:40

Sot bëhen 32 vite nga themelimi i Partisë Socialiste e për të festuar këtë, është paralajmëruar një aktivitet në Pallatin e Kongreseve.

Gazetari Roland Qafoki ishte i ftuar këtë të hënë në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur për rrugëtimin e kësaj partie e po ashtu tha se kush e meriton statusin si lideri historik i kësaj partie.

Sipas tij këtë status e meriton kryeministri Rama, i cili ka 25 vite në politikë dhe 10 vite që mban postin e kryeministrit dhe ka rekordin më të mirë politik në 32 vite të pluralizmit shqiptar

“Në 32 vite, Partia Socialiste ka qëndruar vetëm 13 vite në opozitë dhe 19 vite në pushtet. Në 32 vite Partinë Socialiste e ka drejtuar 14 vjet Fatos Nano dhe 18 vjet Edi Rama. Pra ai që quhet lideri historik, Nano, e ka humbur statusin e liderit historik, pasi këtë status tashmë e ka Rama.

Në 32 vite Partia Socialiste ka nxjerrë 6 kryeministra, Ylli Bufin, Fatos Nano, Ilir Meta, Bashkim Finon, Pandeli Majko dhe Edi Ramën, ndërsa Partia Demokratike ka nxjerrë vetëm Sali Berishën dhe Aleksandër Meksin, kemi dhe Vilson Ahmetin që nuk ishte i asnjë prej dy partive të mëdha, por ishte i qeverisë teknike.

Kemi edhe një të dhënë tjetër, që Edi Rama është kryetari i Partisë Socialiste që ka bilancin më të mirë në 32 vite të pluralizmit shqiptar, ai është 10 vite kryeministër, 11 vite kryetar i Bashkisë së Tiranës, 2 vite ministër kulture dhe vetëm 16 muaj në opozitë, dhe sot ai bën 25 vjetorin e hyrjen në politik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023