Berlusconi dhe At Zef Pllumi, ja lidhja e tij me shkrimtarin e madh shqiptar

12 Qershor 2023 | 17:48

Silvio Berlusconi nuk është vetëm një politikan që me Shqipërinë ishte i lidhur për shkak të detyrës së tij si kryeministër. Edhe pas largimit nga postet zyrtare, kontributi i tij për marrëdhëniet mes dy vendeve vijoi në të njëjtën mënyrë.

Në vitin 2013 së bashku me përkthyesen Keda Kaceli ai bëri të mundur botimin në italisht të librit të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”.

Libri i titulluar “Gjaku i Abelit” në gjuhën italiane u publikua jo vetëm me kujdesin e tij, por edhe me një parathënie të veçantë.

Në parathënien e librit, Berluskoni shprehet se ky botim duhet të lexohet në shkollat italiane.

“Ky vëllim, thyen vite heshtje dhe vdekje mbi gulagun shqiptar dhe tregon guximin e atyre që e duan lirinë dhe luftojnë në emër të saj. Ky libër duhet të shpërndahet jo vetëm në të gjitha bibliotekat dhe të shndërrohet në një dokumentar televiziv, por të lexohet në shkollat italiane, për t’i bërë të rinjtë të kuptojnë disa të vërteta të hidhura të historisë së fundit”.

Berlusconi shprehet në mesazhin e tij se rrëfimi i At Zef Pllumit na tregon se komunizmi deformoi shoqëritë, por jo besimin dhe dinjitetin njerëzor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026