Përlotet miku i Silvio Berlusconit, tregon kujtimin më të vyer me të
Senatori italian, Lucio Malan tregoi në një intervistë për Euronews Albania se e dinin që Silvio Berlusconi, ish-kryeministër i Italisë i cili u nda nga jeta sot në moshën 86-vjeçare, ishte i sëmurë, por sidoqoftë lajmi i vdekjes i ka prekur shumë.
Malan u përlot teksa tregoi një histori ku Berlusconi e kishte telefonuar pas një operacioni në zemër që kishte kryer.
“Ajo që tërhiqte vëmendjen te ai është se përveçse ishte një burrë me suksese të mëdha në disa fusha në gjithë botën, kishte një pikë të fortë që ia dilte gjithnjë të kuptonte problemet e të gjithëve rreth tij. Kishte një marrëdhënie njerëzore fantastike me të gjithë ata që e rrethonin dhe nuk flas këtu vetëm për marrëdhëniet me personat që ai drejtonte, por edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.
Në 2010-tën jam operuar nga zemra dhe Berlusconi merrte gruan time në telefon për ta siguruar që unë do të isha mirë dhe ka telefonuar mjekët vetëm për t’u interesuar për shëndetin tim. Ishte një mik shumë i mirë. Kam punuar me të, kam mësuar shumë dhe është fat i madh që ia dola të njoh dhe të kem pranë vetes një person me karakter kaq të madh dhe figurë kaq të rëndësishme,” – u shpreh Malan.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren