Polici i lënduar në protestë u dërgua në Turqi, Edi Rama: Operacioni ka dalë me sukses
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë komunikimit që zhvilloi me komitetin e ekspertëve turq për pandeminë e COVID-19, tha se efektivi i Policisë që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës për vrasjen e Klodian Rashës i është nënshkruar operacionit dhe ka dalë me sukses.
Efektivi i Policisë dy ditë më parë u transportua në Turqi për ndërhyrje kirurgjikale. Shefi i qeverisë në fjalën e tij tha se transpalanti i kornesë së syrit ka rezultuar me sukses.
“Falënderues për mjekët që kanë trajtuar një efektiv policie, që pati një plagosje në protestë, faktikisht rrezikoi të humbte masën e syrit. Pas operacionit të parë dhe vetë familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi për një ndërhyrje të specializuar, një transplant të kornesë së syrit për të cilin, kemi marrë lajmi se ka dalë me sukses. Falënderim të veçantë dhe ambasadorit që ishte në dispozicion pa orar për të realizuar transportimin e tij në kohë rekord”, tha Rama.
Ai shtoi se operacioni i dytë për shkak të dëmetimit nuk ishte i garantuar, por puna e mjekëve në Turqi ka bërë që efektivi të dalë me sukses nga ndërhyrja kirurgjikale.
“Arsye për t’u gëzuar sot pasi gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Për këtë arsye u desh që të shkonte në atë spital, ku me sa duket ka dalë me sukses dhe kjo është diçka e gëzuar për familjen, prindërit, kështu që faleminderit dhe njëherë për këtë”, tha Rama.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta