Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese

17 Dhjetor 2020 | 14:12

Parlamenti i Shqipërisë votoi sot me 96 vota pro Altin Binajn si anëtar të pestë të Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar këtë hap kyç për ndërtimin e institucioneve të drejtësisë.

Me një shënim në ”Twitter”, të shkruar në gjuhën angleze, z. Balla thotë se kjo është detyrë e rëndësishme shtëpie për të bërë funksionale institucionet kyçe të drejtësisë.

 “Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla. 

Me votimin e Binajt, Parlamenti parimisht ka mbyllur procesin e tij për të zgjedhur tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë pesë anëtarë si; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji e Altin Binaj, ndërkohë që katër vendet e tjera mbeten vakante. Me hapin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë, i cili votoi pro Altin Binajt, tashmë Gjykatës Kushtetuese i duhet edhe një emërim i ri për t’u bërë funksionale. 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, por edhe i Bashkimit Europian Luigi Soreca kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese, të bëhet funksionale brenda 31 dhjetorit të këtij viti.

Lexoni gjithashtu: 

Ambasadorja Yuri Kim thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda dhjetorit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026