Mesazhi i protestës dhe ministrat e rinj, Murati, Ndreca dhe Bogdani paraqesin pikëpamjet e tyre
Erl Murati, kryeredaktor i “GSH.al”, Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe Plarent Ndreca, jurist të ftuar në studion e ‘Ilva Now’ kanë shprehur mendimet e tyre mbi mesazhin që përcolli protesta e të rinjve për vrasjen e Klodian Rashës dhe dy emrat e rinj të qeverisë “Rama”.
Ndreca u shpreh se protesta tregoi se në Shqipëri është krijuar ambienti i duhur për t’u shprehur lirshëm dhe për të protestuar, kurse dorëheqjen e Sandër Lleshajt e konsideroi më shumë vendim personal se sa rezultat i presionit të protestës.
“Është krijuar ambienti i duhur në Shqipëri për të pasur protesta dhe për t’u shprehur lirshëm. Largimi më shumë se sa efekt i kësaj proteste e shoh si vendim të tij personal”, u shpreh z. Ndreca.
Kurse për ish-deputetin e PD-së, Gerti Bogdani revolta e të rinjve ishte një reagim ndaj dhunës së pushtetit prej 8 vitesh, duke thënë se të rinjve u është vrarë shpresa kurse dorëheqjen e Lleshajt e konsideroi të vonuar.
“Në rrugët e Tiranës pamë të rinj që vuajnë dhunën e pushtetit prej 8 vitesh. Të rinjve po u dhunohet dhe vritet shpresa. Dorëheqja nuk ishte akt civil, por ishte e vonuar. Lleshaj ka bërë standard gazin lotsjellës”, tha ai duke shtuar se dhe drejtori i policisë, Ardi Veliu duhet të japë dorëheqjen.
Kurse kryeredaktori i “GSH”, Erl Murati tha se të dy palët tentuan që ta politizojnë protestën kurse largimin e Sandër Lleshajt e konsideroi si “dorëheqje të imponuar por për t’u vlerësuar përderisa mbajti barrën e këtij incidenti”.
Sipas Bogdanit “policia reflekton arrogancën e shtetit”, por “jo e gjithë policia është e keqe, por një pjesë e vogël që është militante”. “Shqiponja i ka dhënë namin e keq policisë”, tha ish-deputeti i PD.
Por i tjetër mendimi ishte Ndreca sipas të cilit policia tregoi një standard të lartë profesionalizmit edhe pse pranoi se ka pasur shkarje duke iu referuar disa episodeve të dhunës. “Policia është treguar e përmbajtur është përballur me një dhunë të fortë nga protestuesit”, tha ai.
Për emërimin e Bledi Çuçit ministër të ri të Brendshëm, Erl Murati tha se është një zgjedhje e kujdesshme e Edi Ramës që vjen me një bilanc të keq në emërimet e kryera në këtë dikaster. “Nga pikëpamja politike të largohen tre ministra të Brendshëm është njëlloj ngërçi, minusi në bilanc. Ka zgjedhur një figurë politike që ka qenë ndër më pak të sulmuarit nga opozita”, tha z. Murati.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet