Sfida e Vjosa Osmanit unifikimi i qëndrimeve karshi Serbisë: Do përpiqem t’i bashkoj liderët politikë

17 Dhjetor 2020 | 19:27

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si çështje parësore të detyrës së saj uljen e tensioneve mes palëve politike dhe daljen në një qëndrim të përbashkët për sa i përket çështjeve për dialogun me Serbinë.

Në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, Vjosa Osmani tha se besonte në arritjen e një unifikimi të qëndrimeve dhe se për këtë do të zhvillojë takime individuale me liderët politikë.

“Nuk është e hijshme që të ndodhin skena si para disa vitesh kur Brukseli ftonte liderët politikë kosovarë, në një farë mënyre sikur t’i disiplinojë për shkak të dallimeve të brendshme dhe kishe në një anë 14 burra ulur dhe në anën tjetër përfaqësuesja e BE-së Mogherini. Kosova i ka institucionet e saj, mirëpo përpara se çdo Kryeministër apo President apo pozicion tjetër politik të shkojë dhe negociojë në emër të Kosovës, në mënyrë që të kemi sukses në atë tavolinë duhet riunifikimi i brendshëm,” – tha Osmani duke theksuar me besim se unifikimi mund të bëhet me aktorët aktual të politikës së Kosovës.

“Do përpiqem t’i takoj liderët politikë individualisht e më pas të gjitha këto t’i nxjerrim në një dokument të përbashkët, e cila do të kalojë më pas në Kuvend,” – tha Osmani, ndërsa më pas nxori si problem qasjen e Listës Serbe, e cila për sa i përket dialogut koordinohet me qeverinë e Serbisë.

“E shoh të mundshme që të ulemi të gjithë bashkarisht dhe të nxjerrim dy apo tre pika të përbashkëta, sa të jenë, e më tej të ecim pastaj, pasi në të kundërtën gjykoj se do të kemi bllokim të mëtejshëm të procesit ose takime koti,” – përfundoi Osmani.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021