“Shqiptarët shtojnë udhëtimet”, eksperti ekonomisë: Janë ulur çmimet e biletave
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth çmimeve të biletave të udhëtimeve në aeroporte.
Ai tha se shqiptarët tashmë po udhëtojnë gjithnjë e më shumë pasi çmimet e biletave janë më të lira krahasuar me disa vite më parë.
“Parashikimi i këtij viti është shumë optiomist, kemi 1.3 milionë pasagjerë më shumë. Madje ai që e menaxhon dhe që shikon çdo ditë, thotë se edhe 7 milionë e kapim.
10 milionë pasagjerë në vit që është ideja e vitit 2025, ka qenë një shifër që ne e mendonim në 2030, objektivat janë afruar për shkak të këtij bumi të madh të udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit. Këtë e ka sjellë ulja e biletës mesatare.
Ulja e çmimit të bën ty të duash të ikësh jashtë”,-tha për Euronews Albania eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut