Mirela Kumbaro: Mysafirët e Kosovës nuk regjistrohen si turistë

13 Qershor 2023 | 22:28

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha në “Now me Erla Mëhillin” se në vitin 2021 kanë pritur 5.6 milionë vizitorë të huaj.

Ajo sqaroi se mysafirët nga Kosova nuk regjistrohen si turistë.

“Flukse turistësh që më para frekuentonin destinacione më klasike siç mund të ishin Greqia apo Italia, në kushtet e ngurtësisë së protokolleve të tyre zgjodhën të kthehen në Shqipëri, eksperiencë që iu rezultoi shumë pozitive sepse këtu s’kishte fare kufizime dhe jo vetëm kaq, por i bëri të rikthehen apo të flasin mirë te të tjerët edhe nëse nuk u rikthyen.

Në vitin 2022 nuk kishte asnjë shtrëngesë në protokollet e COVID-it në Shqipëri. Në këtë kontekst rezultati ishte që, gjithsesi ne kemi një shifër të cilës do t’i referohemi që vjen në rritje progresive. Nëse viti 2019 ka pasur 6.4 milionë vizitorë të huaj, viti 2020 mirëpriti 7.5 milionë vizitorë. Nga këta 7.5 milionë vizitorë unë nuk përfshij fare mysafirët e Kosovës të cilët hyjnë dhe dalin nga Morina pa u regjistruar fare,” – u shpreh Kumbaro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026