7 milionë turistë në Shqipëri, gazetari: Turizmi të matet me para, jo sa hyjnë

10 Qershor 2023 | 21:45

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte nisja e sezonit turistik dhe sfidat që ka turizmi shqiptar.

I ftuar në studio gazetari Mentor Kikia, tha se qeveria nuk duhet ta masë turizimin me sa persona hyjnë në territorin shqiptar, por me sa para ndikon në buxhetin e shtetit industria e turizmit.

Kikia theksoi se qeveria numëron si turistë në Shqipëri dhe ata shtetas kosovarë që hyjnë në Morinë dhe dalin nga Murriqni për të shkuar në Malin e Zi, të cilët nuk kanë shpenzuar asnjë ditë në Shqipëri.

“Ne duhet të heqim dorë së numëruari të turistëve, bën vaki që po t’i llogarisim në hyrje dalje mund të dalin dhe më shumë se 7 milionë. Por ne duhet ta llogarisim në para zërin e turizmit. Sa para fituam nga turizmi. Qeveria llogarit kaq të ardhura nga bujqësia, kaq nga nafta dhe të llogarisë sa para dha turizimi. Duhet llogaritur me para dhe jo me kokë. Ne i numërojmë kosovarët kur hyjnë në Morinë dhe i numërojmë prapë kur dalin në Murriqan, kur ndërkohë që këtu kanë lënë vetëm tymin se dhe karburantin e kanë marrë në Kosovë me çmim më të lirë”, tha Kikia.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026