Sipërmarrësi ironizon Mirela Kumbaron: Keni pasur zemrën e mirë me AirBnb-të

13 Qershor 2023 | 22:43

Sipërmarrësi Dritan Gremi tha në “Now me Erla Mëhillin” se AirBnb është një sistem jashtë auditimit që nuk monitorohet sa i takon numrit të turistëve që akomodohen në këto vendqëndrime.

Ai ironizoi duke thënë se në këtë rast qeveria e ka pasur zemrën e mirë, por diçka e tillë duhet të ndryshojë dhe AirBnb-të duhet të monitorohen.

“Ne nuk dimë sa njerëz akomodohen në AirBnb. Le të themi që qeveria e ka pasur pak zemrën e mirë dhe të ngrohtë edhe bashkitë që nuk kanë dashur t’i monitorojnë, por është e drejtë që edhe këta njerëz të monitorohen, që edhe këto subjekte të paguajnë taksat që paguajnë të gjithë,” – u shpreh Gremi.

Ndërkohë, Kumbaro e kundërshtoi duke thënë se nuk është çështje e zemrës së mirë, por duhen vite të tëra për ta sistemuar dhe futur në kontroll, duke marrë si shembull dhe Italinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026