“Gati për forca shtesë në Kosovë” – Lajçak informon NATO-n për Veriun
Situata në veriun e Kosovës ka qenë temë debati edhe në selinë e NATO-s, kur ambasadori Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, takoi zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.
‘Selia e NATO-s, KFOR-i, aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhura në përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm.
Ai shtoi se misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe vazhdon të veprojë në mënyrë të paanshme në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1999.
Më 5 qershor 2023, NATO dërgoi trupat e saj përforcuese në Kosovë pas dhunës në komunat në veri të Kosovës, ku dhe u plagosën mbi 30 ushtarë të KFOR. Pjesën më të madhe të përforcimeve e përbëjnë 500 pjesëtarë të batalionit turk, ndërkohë që në gatishmëri është caktuar dhe një batalion shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta