Policia e Kosovës konferencë të jashtëzakonshme për mediat: Ja ku mashtroi Serbia
Policia e Kosovës ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas rrëmbimit të tre efektivëve në veri të Kosovës.
“Ata janë zyrtarë kufitarë patrullues dhe nuk janë zyrtarë të njësive speciale, pra është një deklarim i rremë i palës serbe. Sa i përket arritjes në vendin e ngjarjes, mund të them se njësia që ka qenë e përbërë prej tre zyrtarëve ka parë persona të dyshuar të armatosur dhe të maskuar. Menjëherë kanë kërkuar njësi shtesë,” – u shpreh zyrtari i policisë së Kosovës i cili sqaroi se njësia ka mbërritur aq shpejt sa ka qenë e mundur, duke qenë se dhe lëvizja afër brezit kufitar është e vështirë.
“Kur kanë mbërritur aty kanë gjetur vetëm makinën zyrtare dhe jo zyrtarët policorë. Sa i përket çështjes se ata deklarojnë se janë në territorin e Serbisë dhe kanë marrë persona, siç ata quajnë, kriminelë dhe jo zyrtarë policorë, unë dua t’ju siguroj se ata janë tre zyrtarë policorë të moshës rreth ose mbi 50 vjeç që kanë shërbyer për vite me radhë në policinë e Kosovës,” – shtoi zyrtari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq