Deklaratat e Vjosa Osmanit, Agon Maliqi: Presidentja në detyrë është kundërshtare e politikës rajonale të Ramës

18 Dhjetor 2020 | 11:24

Analisti Agon Maliqi komentoi në Euronews Albania vizitën dhe deklaratat e Vjosa Osmanit në Shqipëri.

Z.Maliqi theksoi se znj. Osmani është skeptike dhe kundërshtare e politikës rajonale të Ramës.

Por, ai theksoi më tej se kërkesa për rezolutën që e mbështeti edhe Lulzim Basha në një farë formë është edhe arnim politik.

“Mendoj që zonja Osmani vjen nga ajo pjesë e skemës politike që është skeptike dhe kundërshtare e politikës rajonale të Ramës. Deklaratat e saj janë tregues të vazhdimit të një farë toksie në Kosovë ndaj qeverise Rama dhe politikës së kryeministrit Rama. Ne e pamë edhe liderin e opozitës që u deklarua për një çështje që ndodhi në Shqipëri, vrasjen nga polici të 25-vjeçarit. Mendoj që janë mesazhe kundërshtie të politikës rajonale dhe ndoshta dhe ndaj zotit Rama. Kërkesa për rezolutë që e mbështeti Basha në një farë formë janë edhe arnime politike”, u shpreh ai.

Ai theksoi më tej se Kosova është neglizhuar nga Shqipëria dhe se ka Rama ka treguar një afrimitet me Vuçiç-in.

“Aty ka edhe shqetësime legjitime që i ka Kosova, që ka të bëjnë faktin në raportin Shqipëri dhe Serbi, kanë krijuar edhe atë afërsinë e perceptuar me Ramës dhe Vuçiç-it, Kosova po neglizhohet, sidomos nëpërmjet nismës së mini-shengenit rajonal. Ajo çfarë kuptova nga deklarata e zonjës Osmani nuk është një refuzim i plotë i idesë, por më shumë një kërkesë që kjo ide të përdoret për ta nxjerrë Kosovën nga pozita e palakmueshme ku ndodhet sot, e bllokuar dhe izoluar”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Vjosa Osmani: T’i themi me zë të lartë para botës krimet e llahtarshme të Serbisë, pa u bërë drejtësi s’mund të ketë paqe në rajon

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026