Vajza e kryeministrit të Ontarios fejohet me shqiptarin, pamjet nga ceremonia
Vajza e kryeministrit në rajonin e Ontarios në Kanada është fejuar në një ceremoni gala me një shtetas me origjinë shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, i cili ka qenë prezent në ceremoninë e mbajtur. Teksa ka shpërndarë disa foto nga dasma, ambasadori shqiptar nënvizon se pjesë e ceremonisë kanë qenë dhe anëtarë të qeverisë dhe parlamentit të Ontarios.
“Jetë të lumtur dhe me trashëgime John & Kyla!
Me kënaqësi iu përgjigjëm ftesës për të ndarë me çiftin e ri dhe familjarët lumturinë e tyre në ceremoninë e fejesës. Së bashku me Almën, iu përcollëm urimet më të përzemërta Kryeministrit të Ontarios, Doug Ford dhe zonjës së tij për vajzën e tyre, si edhe familjarëve për çiftin e ri.
Biseda miqësore me të pranishëm, ndër të cilët anëtarë të parlamentit dhe qeverisë së Ontarios.
Faleminderit John dhe Kyla që përzgjodhët të prisni tortën e përgatitur me mjeshtëri nga shqiptaro-kanadezët duarartë Bruna dhe Adi Brari, European Patisserie, me motive tradicionale shqiptare.
Mirënjohës veçanërisht për John, i cili krenar për origjinën, e bëri Shqipërinë pjesë të fjalës së tij dhe ftoi të pranishmit të shqiptonin: Faleminderit!”- shkruan ambasadori në postimin e tij në facebook.
LEXO GJITHASHTU:
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)






