Nëna nga Fieri me 10 fëmijë: Mbledhim kanaçe dhe hekura në rrugë
Katerina, një 31-vjeçare ka sjellë në jetë në maternitetin e Fierit fëmijën e saj të dhjetë.
Ajo lindi një djalë 3 kg e 800 gram, i cili gëzon shëndet të plotë dhe e pagëzoi me emrin Florian.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews Albania, ajo tregoi se jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike dhe mbijetojnë duke mbledhur kanaçe dhe hekura në rrugë.
“Punojnë fëmijët, mbledhin kanaçe, hekura që të hamë bukë në shtëpi, fëmijët ca i kam lënë te kunata, ata më të mëdhenjtë i kam lënë në shtëpi”, tha 31-vjeçarja.
Ndërkohë, bashkëshorti i 31-vjeçares bëri apel për ndihmë për të lehtësuar sado pak situatën e tyre.
“Jemi familje e persekutuar, dua në radhë të parë të jetë mirë gruaja se familja është e para. Ai që ka dëshirë të na ndihmojë, Zoti t’i ndihmojë edhe ata”, apeloi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani