Hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike

15 Qershor 2023 | 12:57

Nga sot 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike janë gati të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Sistemi shëndetësor do të jetë në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit turistik, në zonat bregdetare dhe malore në të gjithë vendin, me shërbim 24/7 për pushuesit.

Qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, do të jenë hapur deri në fund të sezonit turistik.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë sezon ëshë shtuar një qendër e re shëndetësore verore në Spille.

Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore dhe katër të tjera në plazhe.

Në Durrës funksionojnë 5 qendra shëndetësore, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24 orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.

Në rajonin e jugut funksionojnë gjithsej 14 qendra shëndetësore verore. Ata do të jenë vendosura në Pogradec, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026