Mësimi në kohë pandemie, PD: Qeveria ka dështuar, mësimi online gati i pamundur

18 Dhjetor 2020 | 15:54

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dështuar t’u ofrojë nxënësve mësimin gjatë pandemisë së COVID-19.

Përmes një deklarate për shtyp të ish-deputetes Albana Vokshi, PD deklaroi se orët e mësimeve janë shkurtuar dhe kalimi online nuk ka qenë i efektshëm dhe gjithashtu në raste të tjera ka qenë gati i pamundur.

“[…] mbi 425 mijë nxënës mësuan në një sistem të dobësuar arsimor, mbi 34 mijë mësues u keqpërdorën me mësimin me 2,3 dhe 4 turne, pa u shpërblyer siç duhet. Dështimi i qeverisë për të siguruar kushtet minimale për ruajtjen e shëndetit të mësuesve rezultoi katastrofik. Vetëm nga informacionet e bëra publike, janë të paktën 13 mësues të ndarë nga jeta për shkak të Covid-it,” – tha Vokshi teksa theksoi se krahas situatës nuk janë mundësuar fonde për infrastrukturë apo për trajnime dhe paga shtesë.

“Në Shqipëri po rritet një brez COVID. Dhe një brez analfabetësh funksionalë, që është rritur me përmasa të rrezikshme, mbi 60%. As mësimi fizik 25-30 minutësh nuk është efikas, as mësimi i alternuar nuk funksionon dhe mësimi online është gati i pamundur,” – shtoi më tej ish-deputetja demokrate duke fajësuar qeverinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026