Mbyllja e hetimeve për “Dosjen 184”, Partia Demokratike: Nuk u bë drejtësi
Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm,Gazment Bardhi për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Dibrës për “Dosjen 184”, në të cilën akuzohen katër zyrtarë lokalë për shpërdorim detyre e kanosje ndaj zgjedhësve.
Ai u shpreh se këto veprime faktojnë qartësisht se nuk po bëhet drejtësi për shitblerjen e votave në Shqipëri.
“Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vërtetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi”, thotë ai.
Mbyllja e hetimeve thotë Gazment Bardhi çliron nga përgjegjësia penale organizatorët dhe urdhëruesit e vërtetë. Për Partinë Demokratike urdhëruesit e planit për vjedhjen e zgjedhjeve nisin me kryeministrin Rama dhe përfundojnë më pas tek zyrtarët lokalë.
“Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar. Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër’, shton ai.
Hetimet për “Dosjen 184” kaluan një kalvar të gjatë prej së paku pesë herë lëvizjesh mes prokurorive të Tiranës dhe asaj të Dibrës.
Sekretari i Partisë Demokratike thekson se kjo “lojë” ping-pongu nuk e justifikon kurrsesi mungesën e drejtësisë, por shton se ndëshkimi i organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale është një ndër kushtet e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Loja e SPAK dhe ping-pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thekson Bardhi.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta