“T’i shtrëngojmë dorën Kosvës”, artisti: Nesër protestojmë para Kryeministrisë
Të premten pritët të zhvillohet një protestë para Kryeministrisë së Shqipërisë. Kjo protestë e cila ka sloganin “dje, sot, nesër, përjetë bashkë” do vij si një mbështetje për shqiptarët e Kosovë dhe në shenjë simboli të bashkimit.
Artisti Bled Jackal tha për një intervistë për Euronews Albania se kjo protestë vjen pasi Shqipëria nuk mund të bëhet shkak për tensionim më të madh të situatës në veri të Kosovës.
Ai tha se “vëllai mbetet vëlla” ndaj kjo protestë do zhvillohet para kryeministrisë në mënyrë që “t’i japim dorën” Kosovës dhe të mbajnë anën asaj.
“Gjendja në Mitrovicë është tepër e vështirë, ndaj si mbështetje për qytetarët e Kosovës duhet reagimi. Duke ndjekur çështjen nga Shqipëria duhet që të paktën ne të mos bëhemi shkak për tensionimin më të madh në veri të Kosovës.
Ndaj këtë protestë po e bëjmë në shenjë simboli për bashkimin, t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të japim sa më qartë mesazhin që “vëllai është vëlla, i mirë apo i keq, nuk hidhet poshtë. Pavarësisht politikave amerikane apo europiane, ne duhet të mbajmë krahun e vëllait tonë”,-tha Bled Jackal duke shtuar se protesta do zhvillohet para kryeministrisë, por nuk ka lidhje me kryeministrin, pavarësisht se ai shprehet se Edi Rama mund të kishte bërë diçka më shumë për Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tragjedia në Greqi, 100 fëmijë gjendeshin në bordin e varkës që u përmbyt
- Borrell organizon takim krize mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:56 Dëmtoi instalacionin “I Love Mitrovica”, policia e Kosovës ndalon kryetarin e Mitrovicës së Veriut
- 13:45 Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime
- 13:42 FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
- 13:38 GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar