‘Dorëzohet’ Suedia, autoritetet thirrje për mbajtje të maskës në urbane. Drejtori i shëndetësisë: Kemi dështuar!
Qeveria suedeze i ka kërkuar qytetarëve për herë të parë që prej fillimit të pandemisë që të mbajnë maska në transportin urban për të frenuar përhapjen e virusit.
Kryeministri Stefan Löfven tha se do të ndërmerren edhe masa të tjera, si për shembull përgjysmimi i klientëve në restorant dhe kufizime oraresh në dyqanet ku shitet alkool.
Më parë, numri i lejuar i personave në një tavolinë restoranti ishte tetë, ndërsa tani nuk do të lejohen më shumë se katër.
Masat pritet të hyjnë në fuqi mbrëmjen e Krishtlindjeve, ditën tradicionale kur suedezët ndërrojnë dhurata me njëri-tjetrin.
Masa të tjera që janë parashikuar të ndërmerren janë kufizime në numrin e personave nëpër qendra tregtare e palestra, ndërsa punonjësit jo-esencial do t’iu rekomandohet të punojnë nga shtëpia.
Gjimnazet do të vazhdojnë klasat online deri më 24 janar.
Suedia është kritikuar ashpër në mbarë botën, për ato të cilët shumë e kanë parë si “një përgjigje të relaksuar” ndaj COVID-19. Teksa Europa hyri në karantinë, vendi skandinav i shmangu kufizimet duke mbajtur baret dhe restorantet hapur.
Megjithatë, kjo strategji duket se nuk po funksionon më pasi sektori shëndetësisë përgatitet për një valë të dytë.
Vetëm këtë javë, pavijonet e terapisë intensive të spitaleve të Stokholmit njoftuan se kishin arritur në 99 për qind të kapacitetit të tyre.
Norvegjia dhe Finlanda, ku situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, nxituan për të ofruar ndihmën e tyre ndaj shtetit fqinj.
“Kemi nevojë për ndihmë”, tha drejtori i shëndetësisë së Stokholmit, Björn Eriksson, javën e shkuar.
“Mendoj se kemi dështuar”, tha ai, teksa shtoi “Ka një numër të lartë njerëzish që kanë humbur jetën dhe kjo është e tmerrshme”.
Që prej fillimit të pandemisë, mbi 360 mijë suedezë janë diagnostikuar me COVID-19, ndërsa numri i viktimave është rreth 8 mijë.
Lexoni gjithashtu
- Kryeministri grek njofton nisjen e vaksinimeve kundër COVID-19 më 27 dhjetor
- Situata e COVID në Europë, ashpërsohen masat në Gjermani, aprovim i vaksinës brenda një jave
- Mutacion i ri i COVID-19, mbyllen përfundimisht lokalet dhe restorantet në Mbretërinë e Bashkuar
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.