Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike, të hapura edhe ditën e shtunë
Zyrat e aplikimit për dokumente biometrie janë të hapura edhe ditën e shtunë.
Lajmi është dhënë nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili njoftoi se punonjësit në të gjitha zyrat e aplikimit janë në punë edhe ditën e shtunë, për t’u mundësuar qytetarëve aplikimin në kohë për dokumentet ID kartë dhe pasaportë.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që iu kanë skaduar dokumentet të aplikojnë për marrjen e shërbimit në kohë, pasi numri vazhdon të jetë i lartë, i atyre që nuk kanë aplikuar.
“Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune. Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadon në ditën në vijim pasaportat dhe ID kartat, të vijnë e të aplikojnë për dokumentet biometrike.
Është një numër ende, edhe pse ka patur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to. Edhe njëherë ju lutem brenda afatit, të mos t’i lëmë për ditën e fundit.
Çdo shërbim është i lidhur me dokumentin biometrik, çdo udhëtim është i lidhur me pasaportën biometrike.
Të vijnë pranë zyrave të gjendjes civile, duhen vetëm pak minuta procedurë aplikim dhe brenda pak ditësh jeni të pajisur me dokumentet e nevojshëm”, u shpreh ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet