Seancë kuvendi edhe pas Krishtlindjes, zbardhet diskutimi në Konferencën e Kryetarëve

19 Dhjetor 2020 | 09:49

Seanca plenare e Kuvendit mund të mblidhet edhe pas Krishtlindjes.

Kjo mundësi u la e hapur gjatë një mbledhjeje të Konferencës së Kryetarëve, pas kërkesës së kryeparlamentarit Ruçi për shkak të situatës që ka shkaktuar pandemia.

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar shumë edhe në jetën parlamentare, duke i kthyer mbledhjet e komisioneve të Kuvendit online dhe seancat plenare pa praninë e gazetarëve dhe me kohë të reduktuar ndjeshëm.

Pas seancës së zhvilluar të enjten e shkuar, ku u miratuan 18 akte, mes të cilave edhe votimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, është vendosur që të ketë një tjetër mbledhje të Kuvendit pas krishtlindjeve. Vendimi u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve zhvilluar ditën e mërkurë.

Por nga zbardhja e diskutimeve të bëra në këtë mbledhje, zbulohet se vendimi është marrë për shkak se numri i ligjeve që presin të kalohen është shumë i madh dhe kohëzgjatja e seancave të mëparshme plenare nuk ka mjaftuar që ato të ezurohen.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi kërkoi mirëkuptimin e deputetëve që në varësi të çështjeve dhe të emergjencave që mund të dalin, të mund të zhvillohet edhe një seancë tjetër pas Krishtlindjeve.

Gjithsesi ai la të hapur mundësinë se nëse nuk do të ketë asnjë situatë emergjence, sesioni parlamentar i këtij viti mund të mbyllet brenda datës 24 dhjetor.

Sipas rregullores së Kuvendit, sesioni i fundit parlamentar për këtë legjislaturë do të hapët në datë 18 janar dhe pritet të jetë shumë intensiv, duke qenë se në 25 prill palët politike do të shkojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Lexoni gjithashtu:

Ruçi: Kuvend edhe pas Krishtlindjeve për të miratuar aktet ligjore që mund të jenë emergjente

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026