Dëmtimi i digës së Kakhovkës shkatërron fshatrat, banorët: Duam ujë për fëmijët

16 Qershor 2023 | 17:52

Një luftë e dytë ka nisur në fshatin ukrainas Hrushivka, pas shembjes së digës së Kakhovkës; atë të mbijetesës së tokës dhe të mbjellave tradicionalisht të ujitura nga ujërat e saj. Edhe në fshatra të tjera, fermerët po përballen me pasojat.

 “Ne merrnim ujë nga rezervati i digës. Tani kemi sjellë gjithë këto mjete për ta nxjerrë ujin jashtë. Për shembull, mua më duhen 40 deri në 50 metër kub ujë në ditë për hektar për tokat që kam, ndaj, gjithçka ka të bëjë me teknologjinë. Çfarë duhet të bëj tani?”,- tha Volodymyr Igolnik, fermer:

Por e vërteta është se uji i përdorur për ujitje nuk është problemi i vetëm i shkaktuar nga dëmtimi i digës në këtë fshat me 4 mijë banorë. Ndërsa disa fermerë luftojnë për të hequr ujin, të tjerë hapin gropa për ta konservuar.

 “Ne e dimë që nuk do të ketë ujë, ndaj dhe hapëm një gropë. Krijimi i një tjetër rezervati me ujë të pijshëm do të ishte shumë i shtrenjtë. Por ne duam të rrisim domatet tona, pasi perimet aktualisht janë shumë të shtrenjta. Duam ta kemi për vete dhe fëmijët tanë”,-tha Svetlana Varavina, banore e Hrushivkës:

Autoritetet ukrainase po shpërndajnë ujë të pijshëm në fshatrat e prekur nga dëmtimi i digës. Këtu dhe fshatra të tjerë nuk ka ujë të rrjedhshëm dhe ekziston rreziku serioz për probleme shëndetësore për popullsinë e moshuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026