Mbyllja e hetimeve për “Dosjen 184”, Partia Demokratike bën lëvizjen e radhës
Partia Demokratike bën të ditur se do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për “Dosjen 184”, e cila mbylli hetimet për manipulimi të zgjedhjeve të pjesshme të 2016-s në Dibër, ndërsa çoi për gjykim katër persona nga afër dhjetë të akuzuar.
Zyra e shtypit të selisë blu thotë se për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi i ka kërkuar Prokurorisë dosjen e plotë dhe vendimin e saj për këtë çështje, me qëllim dërgimin e kësaj lënde në gjykatë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të fenomenit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.
Një ditë më parë, PD-ja tha se nuk u bë drejtësi më manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.
Ajo shtoi se dërgimi për gjykim të katër zyrtarëve lokalë, i largon drejpërdejt nga përgjegjësia urdhëruesit e vërtetë të manipulimit të zgjedhjeve, ku i pari në listë sipas PD-së është vetë kryeministri Edi Rama.

“Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkaluar afatet procedurale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”- thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm të PD.
Partia Demokratike thekson gjithashtu se manipuluesit e vërtetë të votave nuk do t’i shmagen dot drejtësisë, por shton se një ditë do të japin llogari para ligjit.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona
Mbyllja e hetimeve për “Dosjen 184”, Partia Demokratike: Nuk u bë drejtësi
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta