Sherr për dritat e makinës, arrestohet një prej autorëve të vrasjes së efektivit Xhulio Prela
Policia ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë Xhulio Prela disa javë më parë.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se pasditen e djeshme është arrestuar shtetasi Nikoll Sherrniku.
“Po në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe bashkautori tjetër shtetasi B.M, ku në bashkëpunim me homologët vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e lartpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Xh.P, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta”, sqaron policia.
Burime bëjnë me dije se shkak për vrasjen e efektivit Xhulio Prela janë bërë dritat e makinës. Teksa ka qenë duke lëvizur në aksin ku u vra, makina e njërës prej palëve reflektonte mbi palën tjetër.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e shtetasit si dhe vijon kontrollin për gjetjen e armës së krimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor, ku efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u ekzekutua me armë zjarri në aksin rrugor Milot-Lezhë.
26-vjeçari ishte duke u kthyer nga Aeroporti i Rinasit në momentin që u ekzektua me 3 plumba nga persona të panjohur pranë fshatit Gahush.
Pak minuta më vonë, Prela është gjetur i pajetë nga forcat e policisë brenda makinës së tij tip “Wolkswagen”, e cila kishte përfunduar jashtë rrugës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet