Dalin datat e shpërblimit, 10 ditë kohë për pensionistët për të marrë bonusin 5000 lekë
Për dhjetë ditë me radhë, deri në datën 31 dhjetor, mbi 655 mijë pensionistë do të tërheqin shpërblimin prej 5 mijë lekë të akorduar nga qeveria me rastin e festave të fundvitit.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar grafikun, një ditë para nisjes së procesit, duke orientuar të moshuarit në të gjithë vendin që të paraqiten në sportelet Postës Shqiptare, sipas një plani të kordinuar në mënyrë që të mos krijohet kaos me radhët.
Kështu, sipas grafikut në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor. Me të njëjtën logjikë do të vijohet deri ditën e fundit të dhjetorit, ndërsa shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.
Lajmi për bonusin e këtij viti u dha nga kryeministri Edi Rama në fillim të kësaj jave, ndërsa me aktin normativ që ndryshoi sërish buxhetin, fondi për këtë kategori mbërrin në 3.4 miliardë lekë.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet