Kryeministri Haradinaj për Minishengenin: Unë nuk mund të hesht!

3 Janar 2020 | 13:31

Në një intervistë për Kosova Press kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj dha argumentet e tij se përse është kundër idesë së Minishengenit Ballkanik.

Ai tha se fillimisht tregu shqiptar dhe ai kosovar duhet të integrohen dhe më pas të mendohet për një treg rajonal.

“Është tepër e ngutshme për me hap tregun kosovar për atë serb, për çfarë, për t’i bërë qejfin Serbisë apo Rusisë?”, është shprehur z. Haradinaj.

Haradinaj reagoi edhe ndaj deklaratave të kryeministrit Rama duke theksuar se është detyrë e jona që të mos heshtim për këto tema delikate.

“Unë nuk mundem të hesht. Imagjinoni të hesht për presionin për ndarjen e Kosovës ose për presionin për t’i bërë Kosovës lojëra të ndryshme, që ta kyçin atë në një proces ku Kosova nuk vjen si shtet realisht dhe në këtë mënyrë Kosova të heqë taksën dhe Serbia të përfitojë prej tregut tonë” tha z. Kryeministër.

Ndërsa lidhur me qeverinë e re të Kosovës kryeministri i Kosovës shprehu rezerva rreth suksesit të saj dhe tha se pret që ajo të mos e heqë taksën me Serbinë.

Lidhur me çështjen e mos-liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, z. Haradinaj tha se është e pasinqertë, e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme diskriminimi qe BE po i bën qytetarëve të Kosovës dhe se gjithë BE-së duhet t’i vijë turp për këtë qasje.

Ai gjithashtu nuk nguroi të bëjë thirrje për protesta para ambasadave të BE-së për të kërkuar liberalizimin si një të drejtë që sipas tij u është mohuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026