Osmani: Mosmarrëveshjet e Kosovës me SHBA dhe BE duhet të tejkalohen

19 Qershor 2023 | 11:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreson se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tejkalohen.

Në një takim me korrespondentë politikë gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani ka thënë se është koha për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Përgjegjësia për situatën e krijuar megjithatë mbetet në Serbi, thotë Osmani, e cila e akuzoi presidentin serb Aleksandar Vuçic që është kthyer në strategjinë e vjetër, e cila krijon krizë pas krizash duke bllokuar suksesin dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

“Serbët kishin instrumente të ndryshme që mund të ishin përdorur nëse do të donin të kontestonin legjitimitetin e kryetarëve të komunave që u zgjodhën. Por ata nuk përdorën asnjë nga ato mjete kushtetuese demokratike për ta bërë këtë”, ka thënë presidentja.

Përsa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat serbe në veri të Kosovës, Osmani ka thënë se Kosova ka kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Osmani.

Sa i përket tërheqjes së forcave policore, ajo ka thënë se Kosova tashmë ka propozuar që të bëhet një vlerësim i përbashkët i sigurisë së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in. Mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE-në dhe SHBA-në, Osmani i shpjegoi me pakënaqësinë e vendeve partnere për situatën e krijuar në veri që nga 26 maji, kur nisën punën katër kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve, më 29 maj u lënduan një numër i madh ushtarësh të KFOR-it dhe civilë.

LEXO GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026