Favorizuan prerjen e pyjeve në këmbim të parave, lihen në burg 5 efektivët e komisariatit të Maliqit
Gjykata ka lënë në burg 5 efektivët e komisariatit të Maliqit të arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Burime bëjmë dije se është vendosur masa e sigurisë arrest me burg për efektivët e rendit Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo, Adrian Çekiçi.
Ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.
Seanca u zhvillua ditën e sotme në orën 08:15 dhe përfundoi vetëm pak minuta më parë. Të gjithë efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.
Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj dhe ka nxjerrë 7 efektivët e përfshirë.
Ata u arrestuan 3 ditë më parë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Korçë.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq