Sipas INSTAT më shumë se 47 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria gjatë 2019-tës
Më shumë se 47 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria, tregon një raport i INSTAT mbi diasporën shqiptare.
Numri i emigrantëve të rinj të vitit 2019, e zgjeroi diasporën shqiptare me 2.6%.
Sipas vlerësimeve, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1,64 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 36% të shtetasve shqiptarë.
Individët e larguar nga Shqipëria, në periudhën kohore 2011 – 2019 rezulton të jetë 360 699 banorë.
Sipas Anketës së Forcës së Punës, të vitit 2019, arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 83,7%, e cila ndiqet nga “Bashkimi Familjar” me 9%, “Mundësi studimi” me 3.5% dhe arsyet e tjera përbëjnë 3.8% të numrit total të anketuesve.
Vendet që kanë një numër të lartë shtetasish shqiptarë, si dhe rezidentë të lindur në Shqipëri janë: Greqia. Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.
Por ajo qe vihet re për vitin 2019 është se në shpërndarjen e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve, Italia ka qenë shteti me numrin më të lartë te emigrantëve shqiptarë, me rreth 39.4%.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq