“Kontrolluan dhomat e motrave tona”- muxhahedinët në protestë: Duan të na largojnë

20 Qershor 2023 | 13:02

Situata në kampin e muxhahedinëve në Manzë vijon të jetë ende e tensionuar edhe pas largimit të forcave të policisë shqiptare.

Banorët e kampit po vijojnë protestat kundër autoriteteve shqiptare, duke i akuzuar për vrasjen e një prej banorëve të tyre.

Në një prononcim për Euronews Albania, një grua rrëfeu momentin e kontrolleve. Ajo tha se tashmë nuk ndihen më të sigurt në Shqipëri, dhe kjo që ndodhi është rrjedhojë e negociatave për t’i larguar nga vendi.

“Ne ishim në një ditë normale dhe pamë gjithë vendin rreth nesh të kontrollohej. Nuk kuptuam çfarë po ndodhte. Kjo na kujton se çfarë na ndodhte në vendin tonë, në Iran.

Si mund të hynin në dhomat tona ku ndodhen vetëm vajzat, motrat tona?! Si mundet të kontrollosh sendet personale të motrave tona?! Ne i thamë të mos e bënin një gjë të tillë, se s’kemi bërë asgjë. Ata nuk na dëgjuan. Ata na sulmuan dhe goditën dy nga vëllezërit e mi. Ne kemi gjithë të drejtat për të qëndruar këtu, pse na e bëri Shqipëria këtë. Ne kemi 6 vite këtu, ata duan të na nxjerrin. Ata s’kishin të drejtë të vinin këtu.

Gjithçka është duke ndodhur për shkak të një negociate që është duke u bërë”, tha gruaja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026